Të fundit

E dhimbshme: Humbi betejën me Covid-19 i riu nga Bujanoci, Edmond Mustafa

Paraditen e sotme, në Spitalin e Krushevcit, ka ndërruar jetë, Edmond Mustafa 32 vjeçar nga qyteti i Bujanocit.

Edmondi javën e kaluar kishte rezultuar pozitiv në koronavirus, ndërsa para pesë dite ishte shtrirë në Spital, me që iu kishte përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Me profesion ishte programer, me që kishte përfunduar studimet e Shkencavr kompjuterike, ndërsa punonte si  IT në një kompani prestigjioze në Gjermani.

I ndjeri, ishte djali më i madh i profesorit të Edukatës Fizike Xhelal Mustafa dhe edukatores Albena Mustafa, që të dy të mirënjohur në Bujanoc./l.lajm