Të fundit

Mbi 80 mjekë nga “Lugina” do të aplikojnë për specializim në Kosovë

Më shumë se 80 mjekë nga Bujanoci dhe Presheva kanë bërë kërkesë për specializim në Kosovë, raporton Ministria e Lajmeve.

Të mërkurën, komuna e Preshevës dhe Bujanocit shpalli ftesë për mjekë dhe dentistë nga këto dy komuna të lartëpërmendura, pët mjekët të cilët janë të interesuar për specializim, pasi iu bë kërkesë zyrtare nga përfaqësuesit lokal të dy komuna Ministrit të Shëndetësisë së Kosovës Armend Zemaj, për sigurmin e disa kuotave për specializim për mjekët nga Lugina.

Afati për aplikim ishte deri në ditên enjëte. Në këtë ftesë nga autoritetet lokale kanë aplikuar 24 mjekë nga Bujanoci, dhe 60 nga Presheva. Aplikimet e tyre do t’i dërgohen Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës, e cila do të marrë një vendim se kush do ta marrë specializimin.