Të fundit

Mbahet mbledhja e radhës së Këshillit Komunal në Preshevë

Mbahet mbledhja e radhës së Këshillit Komunal, ku në qendër të diskutimit ishte rishikimi i dytë i buxhetit të Komunës së Preshevës për vitin 2025.

Ky rebalans ka për qëllim menaxhimin sa më të drejtë dhe racional të mjeteve publike, në funksion të përmbushjes së prioriteteve të komunës dhe adresimit të nevojave aktuale të qytetarëve.

Përveç kësaj, në mbledhje u trajtuan edhe tema me rëndësi për bashkësitë lokale, zhvillimin e qëndrueshëm të tokës bujqësore dhe administrimin e pasurive komunale.

“Me përkushtim e transparencë, po e çojmë përpara qeverisjen lokale në shërbim të qytetarëve tanë” ka deklaruar kryetarja Sinani