Masat e jashtëzakonshme nuk po rrespektohen në Bujanoc
Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 10 korrik 2020. Dy ditë pas marrjes së Konkluzionit për masat emergjente kundër covid-19 në komunën e Bujanoc, e të cilat duhej të hynin në fuqi, menjëherë pas miratimit të tyre në seancën e Shtabit komunal për situata të jashtëzakonshme të mbajturtë mërkurën (8 korrik), nuk shihen elemente të zbatimit të tij në vepër.
Shkak për moszbatimin e tij është një njoftim në faqen zyrtare të Komunës së Bujanocit në acebook, i cili u publikua disa orë pas miratimit, me të cilin qytetarët njoftohen se vendimi përfundimtar për zbatimin e këtyre masave do të merret pas vlerësimit të Shtabit komunal për situata të jashtëzakonshme, varësisht nga situata gjatë dy ditëve të ardhshme”.
Aktualisht ende nuk ka një vlerësim të tillë – ndërkohë që këtë të premte Shtabi as nuk është takuar, e as që dihet se kur do të ndodhë ky takim.
Kjo situatë konfuze po i huton të gjithë, kryesisht pronarët e lokaleve të hotelierisë, të cilët pak ditë më parë përmes kontakteve personale me Bujanovaçke kërkonin sqarime nëse mund të punohet edhe pas orës 20.00 të mbrëmjes.
Masat siç është ndalimi i grumbullimit të më shumë se 5 personave brenda lokaleve dhe në ambiente të hapura , ndalimi i dasmave dhe gazmendeve të tjera, si dhe një kufizim i orarit të punës së kafeneve dhe kafiterive deri në orën 20.00 të mbrëmjes, ndërkohë që Përfundimi i miratuar në seancën e Shtabit mbeti vetëm se një dokument i shkruar në letër , me një frazë të prerë „se do të hyjë në fuqi ditën e miratimit të tij“.
Kështun i prerë të mërkurën ishte edhe Zëvendës Komandanti i Shtabit, Stojança Arsiq, i cili kryesoi seancën, duke i thënë Bujanovaçkes se zbatimi i masave do të fillonte menjëherë, gjë të cilën e kishte përsëritur edhe të nesërmen duke shpalosur dokumentin në fjalë.
– Për sa më përket mua, masat e jashtëzakonshme kanë qenë të vlefshme që nga e mërkura, kur Shtabi ka votuar për to dhe kur kam nënshkruar dokumentin – tha të enjten Arsiqi për Bujanovaçke.
Sidoqoftë, masat nuk po zbatohen.
Komandanti i Shtabit dhe Kryetari i Komunës, Shaip Kamberi, dhe zëvendësi i tij, Stojanca Arsić, të premten nuk ishin të disponueshëm për komente rreth situatës së krijuar.