Të fundit

Biblioteka e qytetit përkujton jetën dhe veprën e kolegut Besnik Osmani (1978 – 2020 )

Stafi i bibliotekës “Mehmet Jusufi”, në Preshevë gjatë ditës së sotme ka mbajtur mbledhje përkujtimore me rastin e ndarjes nga jeta të kolegut tashmë të ndjerë Besnik Osmani.

Me këtë rast drejtori Reshat Neziri ka thënë se Besniku ka qenë punëtorë i zellshëm, profesional dhe i përpiktë në detyrat e tij.

Ndërsa kolegët mes dhimbjes edhe njëherë kujtuan kontributin e çmuar të Besnikut, duke e përkujtuar si një personalitet me tipare të veçanta. Ai ishte një shok e mik i dashur , modest e bashkëpunëtorë me të gjithë.

Besniku tashmë ka lënë gjurmë të pashlyera në bibliotekën e qytetit “Mehmet Jusufi “, për gati 9 vite.

Fakultetin e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës drejtimi Ekonomi.

Besnik Osmani ishe i lindur më datë 12.05.1978, ndërsa u nda nga jeta në moshën 42 vjeç

I përjetshëm kujtimi yt, miku ynë i dashur,
ALLAHU të shpërbleftë me XHENNET