Marko Gjuriq: Marëveshja e Brukselit detyroi Kurtin me forcat e tij paraushtarake të tërhiqet nga kalimet Jarinje dhe Brnjak
Ambasadori i Serbisë në ShBA, Marko Gjuriq me anë të një postimi në Twitter ka komentuar Marrëveshjen për Targa në Bruksel të arritur mes Kosovës.
Reagimi i Gjuriqit :
“Marrëveshja e arritur në Bruksel është një kompromis i vërtetë dhe një lajm i madh për të gjithë – regjimi i Kurtit u detyrua të ndalojë përshkallëzimin dhe të tërheqë forcat e tij paraushtarake nga kalimet Jarinje dhe Brnjak, dhe qytetarët morën vlefshmërinë e vazhdueshme të targave serbe në territorin e Kosovës”.
“Lajm i mirë për rajonin. Urime Presidentit Vuçiq, drejtorit Petkoviq dhe gjithë ekipit serb për këtë sukses. Urime, dashuri dhe respekt të veçantë për njerëzit tanë në Kosovë dhe Metohi të cilët kanë mahnitur botën me guximin, këmbënguljen dhe mençurinë e tyre. Gjithashtu mirënjohje për z. Miroslav Lajčák dhe z. Gabriel Escobar të cilat kanë kontribuar në kapërcimin e krizës së shkaktuar nga manovrat parazgjedhore të Kurtit dhe arritjen e një zgjidhjeje të balancuar që besoj se do të jetë e mirë për qytetarët e të gjitha kombësive”, shkruan Gjuriq në postimin e tij./Indeksonline/