Të fundit

Komuna Bujanocit sot nënshkroi kontratat: Asfaltime në qytet dhe në disa fshatra

Komuna e Bujanocit ka njoftuar sot për nënshkrimin e kontratave për asafltimin e rrugëve në qytet dhe në disa fshatra.

“Qyteti i Bujanocit, Tërnoci, Konçuli, Lluçani dhe Dobrosini së shpejti do të kenë rrugë të reja të asfaltuara, ngase sot komuna e Bujanocit ka nënshkruar kontratën prej 29,280,608.24 dinarëve me TVSh.

Asfaltimin e tyre do ta kryejë kompania “Saba Bellça”, derisa ekzekutimi i punëve është i bazuar në vendimin e buxhetit komunal për vitin 2021″, thuhet në njoftimin e komunës së Bujanocit./folonline