Maqedonia e Veriut e bën të detyrueshme mbajtjen e maskës
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur të bëjë të detyruar për qytetarët mbajtjen maskave mbrojtëse për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Sipas një urdhrit të qeverisë pajisjet mbrojtëse në fytyrë duhet të vishen në të gjitha hapësirat publike të mbyllura, ku ka më shumë njerëz, siç janë tregjet, dyqanet, bankat, zyrat postare, institucionet shtetërore dhe shëndetësore, transporti publik.
Qytetarët nuk e kanë të detyrushme ndërkohë t’i vendosin maskat kur janë në oborret e shtëpisë së tyre, në biçikletë, kur luajnë sporte individuale ose kur ngasin makinën.
Në Maqedoninë e Veriut të mërkuren, janë regjistruar 28 raste të reja të të infektuarve me koronavirus, që konsiderohet shifër e ulët nëse merret në konsideratë numri i testeve që janë kryer, 660.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik, gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar edhe një viktimë nga koronavirusi në Shkup.
Numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut është 56.
Numri i të infektuarve ka arritur në 1,259, ndërsa mbi 200 është numri i të shëruarve. /opinion.al