Lajme

Krasniqi: Albin Kurti nuk ka më të drejtë të futet në objektin Kuvendit

Nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, ka folur për situatën politike dhe atë shëndetësore në të cilën ndodhet Kosova.

Krasniqi ka thënë se pas rrëzimit të qeverisë në Kuvend, Albin Kurti nuk ka të drejtë të hyjë në atë institucion.

“Ai tashmë nuk është as deputet dhe nuk ka të drejtë të futet në objektin e Kuvendit si kryeministër”, tha ai në Rtv Dukagjini.

Deputeti i PDK-së thotë se ka marrë pjesë në takimin e thirrur nga Kurti për shkak se partia e ka vlerësuar se duhet të merret pjesë.
“Ishte një takim koti pasi as nuk u bënë propozime e asgjë”.
Duke folur për situatën me COVID-19 në Kosovë, Krasniqi ka thënë që qeveria ën detyrë po mashtron me numrin e mikrobiologëve.