Mali i Zi pa asnjë rast aktiv me koronavirus
Mali i Zi ka konfirmuar se nuk ka asnjë person të infektuar me koronavirusin e ri.
“Pas 68 ditësh që nga rasti i parë, Mali i Zi aktualisht është pa pacientë me COVID-19”, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Tëitter, Instituti i Shëndetit Publik në Malin e Zi.
Autoritetet kanë bërë po ashtu të ditur se janë kryer 140 teste të koronavirusit dhe asnjë nuk ka dalë pozitiv. Më 23 maj, Instituti njoftoi se numri i përgjithshëm i pacientëve që nga fillimi i epidemisë