Lajme

Vulini, pasi është bërë ushtar: Serbia nuk do të hyjë në NATO deri sa të jetë Vucici kryetar

Serbia me asgjë nuk e ka shkaktuar agresionin e NATO-s, por ka punuar atë që do ta bënte secili vend i lirë, ka thënë sot ministri i mbrojtjes i Serbisë Aleksandar Vulin në konferencën ndërkombëtare “Paqe e prosperitet në vend të luftës e varfrisë”.

“Serbia ka zgjedhur të jetë ushtarakisht neutrale dhe nuk do të bëhemi anëtare e paktit NATO qoftë edhe sikur të jemi vendi i fundit në Evropë i cili nuk është anëtar i paktit NATO. Dhe deri sa të jetë Aleskadnar Vucic kryetar i shtetit të Serbisë, deri sa ta udhëheqë shtetin, ne nuk do të jemi anëtare e paktit NATO. Këtë e kemi zgjedhur edhe për shkak se na kanë bombarduar, por në radhë të parë për shkak se asnjëherë nuk do të vëhemi nën urdhrat e të tjerëve dhe t’ua bëjmë popujve të tjerë atë që na e kanë bërë neve. Serbia ka zgjedhur të jetë e lirë. Serbia ka zgjedhur të jetë ushtarakisht neutrale”, ka thënë Vulin sipas medieve serbe.

Përndryshe, ceremonia me rastin e dhënies së betimit të ushtarit në shërbim vullnetarë të shërbimit ushtarak “mars 2019”, ndjekësit e kursit të oficerit rezervë dhe pjesëtarëve të përbërjes rezervë më të vjetër se 30 vjet të cilët nuk e kanë kryer shërbimin ushtarak, është mbajtur në kazermën “Vojvoda Zivojin Misic” në Valevë.

Siç thuhet në faqen e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, betimin e kanë dhënë 356 ushtarë dhe ndjekës të kursit të oficerëve rezervë, ndër të cilët ka qenë edhe Aleksandar Vulin, i cili e ka kryer stërvitjen e përbërjes rezervë.