Shqipëri

Makina me 140 mijë euro… Hoxha tregon se çfarë ndodhi ditën kur Dritan Dajti vrau 4 policët

Gazetari Artan Hoxha ka thënë se ditën që Dritan Dajti ka vrarë 4 policët, është zhdukur edhe një Mercedes brenda të cilit gjendej një çantë me më shumë se 140 mijë euro.

Sipas Hoxhës historia e çantës nuk dihet dhe as makina nuk dihet se ku ka përfunduar, por ai beson se kjo çantë është shkaku që gjërat janë në këtë pikë.

“Nuk është gjetur kurrë as makina, as pronari dhe as personi që  ka qenë aty”, tha Hoxha.

Ai madje ka pohuar se personave u është lënë kohë të veprojnë, ndërkohë që Makinës i është ndryshuar edhe një numër tek targa. Pas këtij ndryshimi, janë arrestuar tre vëllezër që kishin një furrë buke dhe që kishin një makine me targë të ngjashme. “Kanë bërë 6 muaj burg ata”, tha Hoxha.