Shqipëri

Vendimi i KE për vizat, reagon Rama: E vërteta doli fiks siç e thamë ne!

Kryeminisitri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Komisonit Evropian për rrëzimin e kërkesës së Holandës për rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë.

Postimi i Ramës

Ja dhe vizat s’u rikthyen siç predikuan e trumpetuan lajmësit e qametit që s’ndodhi! Komisioni Europian e refuzoi kërkesën e qeverisë holandeze dhe e vërteta doli fiks siç ishte kur e thamë e shumëkush s’e besoi: Vizat nuk rikthehen sepse Shqipëria s’ka shkelur asnjë kriter

Përmes këtij postimi, kreu i qeverisë “theu heshtjen”, pasi përkundër pritshëmrive, nuk reagoi ndaj deklaratave të forta të presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili në konferencën e djeshme me gazetarët, propozoi si rrugëdalje nga kriza politike mbajtjen e zgjedhjeve qendrore, vendore dhe për postin presidencial.