Sporti

Majlinda Kelmendi “gjunjëzon” rusen për të rrëmbyer të artën në Minsk

Kampionia olimpike Majlinda Kelmendi ka shkëlqyer në Lojërat Evropiane në Minsk të Bjellorusisë.

Xhudistja nga Peja në finale e mposhti rusen Natalia Kuziutina.

Kelmendi rrëmbeu medaljen e artë në kategorinë deri 52 kilogramë.