Qumështi i bletës, qumështi më i kërkuari në botë

Qumështi i bletës përdoret me efikasitet për shërimin e sistemit tretës, kundër plakjes dhe për përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Ndryshe njihet me emrin “Xhelatina Mbretërore” dhe është ndër më të kërkuarit në botë.


Qumështi i bletës që prodhohet nga gjëndrat e bletëve punëtore dhe ka ngjyrë të bardhë në të verdhë, është si krem, ka shije të thartë dhe pak aromë.

Qumështi i bletës konsiderohet i sigurt për sa kohë merret me kujdes dhe me doza të caktuara. Ai mund të shkaktojë reagime alergjike serioze ku përfshihet azma, enjtja e fytit madje edhe vdekje të parakohshme.

Në disa raste, konsumi i qumështit të bletës mund të shkaktojë gjakosje të zorrës së trashë, dhimbje barku dhe diare.

Qumështi i bletës është një produkt natyral që ka aftësi të mrekullueshme në uljen e tensionit të gjakut, kolesterolit dhe për shëndetin e mëlçisë. Gjhthashtu, përdoret me efikasitet për shërimin e sistemit tretës, kundër plakjes dhe për përmirësimin e qarkullimit të gjakut.