Shqipëri

Majko reagon për fyerjen e Vulinit ndaj shqiptarëve

Ministri i Diasporës dhe njëherësh ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Mjako ka reaguar ndaj një deklarate të ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, duke theksuar se ai po përdor fyerjen si “sport” në marrëdhënien me shqiptarët, shkruan KP

Majko përmes një postimi në Facebook ka shkruar se çmimi në kohë të vështira është ai më realisti.

“Edhe çmimin e biletës për të vajtur në Washington duhet ta paguajnë vetë” ka shkruar Majko.

Postimi i plotë:

“Po publikoj një foto, si kujtesë historike, për ministrin e Mbrojtjes të Serbisë, Aleksandar Vulin, që po përdor fyerjen si ‘sport’ në marrëdhënien me shqiptarët. Duhet t’i kujtohet, besoj, se çmimi në kohë të vështira është ai më realisti. E kanë pasur 5 milionë dollarë. Sot!… Edhe çmimin e biletës për të vajtur në Washington duhet ta paguajnë vetë”