Lutfiu: Të vendoset tabela edhe në gjuhën shqipe në stacionin policor në Bujanoc
Postimi i plotë i kryetari të KNSH Nevzad Lutfiu:
“Tabela zyrtare e stacionit policor në Bujanoc është e shënuar vetëm në gjuhën serbe, duke mos respektuar dygjuhësinë.
Për këtë i dërgova shkresë zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, respektivisht të stacionit policor në Bujanoc, ku kërkova që të vendoset edhe mbishkrim në gjuhën shqipe dhe të respektohet dygjuhësia, ashtu siç e parasheh ligji”