Lugina e Preshevës do të përfitoj në dy pika të marrëveshjes të cilat u nënshkruan sot nga Kosova dhe Serbia
Në marrëveshjen ekonomike të nënshkruar sot mes Serbisë dhe Kosovës në Shtëpinë e Bardhë, siç duket edhe ne dokumentin e siguruar, shqiptarët e Luginës së Preshevës do të përfitojnë në dy pika të rëndësishme të kësaj marrëveshje.
•Njohja e diplomave dhe çertifikatave profesionale.
Kjo një pikë shumë e rëndësishme pasi dihet se shumë profesionist shqiptar të Luginës së Preshevës që kanë kryer shkollimin në Kosovë nuk kanë mundësi të punojnë në Serbi pasi nuk i njihet diploma.
•Të dyja shtetet do të hynë në Mini-Shengen.
Edhe kjo një pikë shumë e rëndësishme pasi në Mini-Shengen është paraparë edhe heqja e kontrollave kufitare, pra mund të udhëtojmë Shqipëri, Kosovë e Maqedoni pa pritje nëpër kufij.