Të fundit

Mustafa: Nga nënshkrimi marrëveshjes sot në SHBA mes Kosovës dhe Serbisë përfitojnë dhe shqiptarët e Preshevës

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Ragmi Mustafa ka përshëndetur marrëveshjen e arritur sot në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton Ministria e Lajmeve.

Z.Mustafa konsideron marrevshja e nënshkuar sot mes Prishtinës dhe Beogradit është një hap edhe drejt njohjes reciproke mes dy shteteve.

Tutje kreu i PDSH’së vlerëson se nga kjo marrëveshje historike do të përfitojnë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës me njohjen e diplomave dhe çertifikatave nga ana e Serbisë. Po ashtu ai shpreson që në marrëveshjen finale Presheva, Bujanoci e Medvegja të jenë pjesë integrale dhe e pandarë e Republikës sē Kosovës.

Postimi i plotë :

Nënshkrimi i marveshjes sot në SHBA në prani të presidentit Trump e ofron Kosovën një hap më pran njohjes së saj si shtet sovran e i pavarur nga Serbia. Nga kjo marveshje përfitojnë dhe shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në njohjen e diplomave të arritura në Universitetet e Kolegjet Universitare në Republikën e Kosovës si dhe çdo lloj çertifikate të lëshuar nga institucionet e tjera në Republimës së Kosovës. Urojmë që në marveshjen finale Presheva, Bujanoci e Medvegja të jenë pjesë integrale dhe e pandarë e Republikës sē Kosovës. Falemnderit delegacionit të Kosovës e posaçërisht presidentit Trump dhe Amerikës. Rroftë aleanca Shqiptaro-Amerikane!