Lajme

Limaj: Mos t’ia rëndojmë qytetarëve jetën, le t’i japim epilog temës

Kreu i NISMA-së, Fatmir Limaj, në Kuvend ka thënë se përplasja e kryeminsitrit Kurti me presidentin ishte e panevojshme, shkruan IndeksOnline.

Limaj ka thënë se Qeveria e Kosovës cdo ditë e ka rrezikuar veten për t’u rrezikuar me vendimet e tyre.

Kriza qeveritare u përshkallëzua, pas konferencës së kryeministrit, me deklarimin e partnerin e madh për t’ia hequr besimin.

Në këtë krizë qeveritare erdhi edhe përplasja e panevojshme në mes Qeverisë dhe Presidentit.

Ka qenë një përplasje se kush ka pasur të drejtë. Unë mendoj se vendimi ka qenë antikushtetues [për kufizimin e lëvizjes].

Edhe sot fatkeqësisht sikur në fillim kemi pasur përplasje në mes Presidentit dhe Qeverisë.

Qeveria e Kosovës cdo ditë e ka rrezikuar veten për t’u rrezikuar me vendimet e tyre.

Pozitë e opozitë, nuk ka me mbrojt Kosovën vetëm një njeri, kurrë Kosova nuk ka me u mbrojtë prej një partie politike por së bashku.

Apeli im është të mos ua rëndojmë më shumë jetën qytetarëve dhe t’ia jepim një epilog kësaj teme”, ka thënë ai.

“Kriza qeveritare u përshkallëzua, pas konferencës së kryeministrit, me deklarimin e partnerin e madh për t’ia hequr besimin.