Lajme

Limaj e Ahmeti nisen fshehtas për në Bruksel: Do të takohen me Mogherinin

Dy bashkëkryesuesit e Ekipit Negociator për dialogun me Serbinë, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, janë nisur dje drejt Brukselit ku priten të takohen me shefen e Diplomacisë së Jashtme të BE’së, Federica Mogherini.


Metro ka mësuar se Limaj dhe Ahmeti kishin udhëtuar gjatë ditës së djeshme në Bruksel, ku edhe do të mbajnë gjatë ditës së sotme një takim në zyret e Federica Mogherinit.

Takimi do të mbahet në orën 17:00, në zyret e Bashkimit Evropian (BE).

Po ashtu burimet e Metros brenda delegacionit kanë bërë të ditur se kjo vizitë për qëllim prezantimin e Platformës për dialog, e cila u miratua javën që lamë pas në Kuvendin e Kosovës.

Është bërë e ditur se pjesë e këtij ekipi në Bruksel është edhe Blerim Shala, këshilltar i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Të dy këta të fundit pritet të kthehen nga Bruksel nesër në Prishtinë, ani pse këto dy takime janë munduar të i mbajnë të fshehta dhe larg mediave.