Lewandowski fiton çmimin më të rëndësishëm, ‘Lojtari më i mirë’ nga UEFA
Robert Lewandowski ka fituar çmimin më të rëndësishëm të natës së sotme
Sulmuesi polak është kurorëzuar me çmimin e ‘Lojtarit më të mirë’ për sezonin 2019/20 nga UEFA.
Lewandowski fitoi Ligën e Kampionëve dhe Bundesligën me Bayern, teksa dha kontribut të jashtëzakonshëm në fitimin e shumë trofeve këtë edicion.
Ai u shpall golashënuesi më i mirë në kampionat me 34 gola, derisa me 10 gola ishte i pari në listën e realizatorëve edhe në Ligën e Kampionëve.
Për të, ky ishte çmimi i parë në karrierën e tij jubilare.
Lewa mposhti konkurrencën e Manuel Neuer dhe Kevin De Bruyne për ta fituar çmimin. /lajmi.net