Të fundit

Stankoviq “përshëndet” hapjen e Zyrës së Luginës në Prishtinë

Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq e ka “përshëndetur” hapjen e zyrës për Luginë të Preshevës nga ana e Qeverisë së Kosovës, duke theksuar se çdo ndihmë për këto komuna, është e mirëseardhur.

“Çdo ndihmë për këto tre komuna është e mirëseardhur. Hapja e Zyrës është një vendim politik që nxitë komente të ndryshme në opinionin tonë dhe perceptohet si një provokim i bisedimeve të ardhshme në Bruksel” – ka deklaruar Stankoviq.

“Sa më përket mua, unë pres që ndihma shtesë për këto komuna nga Zyra e hapur, do të përmbush pritjet e popullatës shqiptare në realizimin e projekteve lokale” ka deklaruar për ” Novostin” serb, Zoran Stankoviq – kryetar i Trupit Koordinues.

Ai tutje shtoi se Trupi Koordinues do të vazhdojë të realizojë projekte në të gjitha fushat e rëndësishme për mirëqenien e qytetarëve të këtyre komunave, si dhe se Republika e Serbisë i kushton vëmendje të veçantë ofrimit të ndihmës për këto qeveri lokale, dhe “monitoron intensivisht aktivitetet politike dhe ato të ndryshme.”

“Është e gatshme që në çd moment ti përgjigjet të gjitha sfidave në interes të qytetarëve të vendit tonë” – ka përfunduar Stankoviq.

Kujtojmë që Qeveria e Kosovës, ditë më parë ka hapur Zyrën për ofrimin e ndihmës së qytetarëve shqiptarë nga Lugina e Preshevës, e cila po cilësohet si një urë lidhëse ndërmjet institucioneve kosovare me ato në Luginë të Preshevës./LuginaLajm/