Lazio e mirëpret Vedat Muriqin
Lazio ka konfirmuar se Vedat Muriqi do të jetë lojtar i saj. Në faqen zyrtare, Lazio i ka dëshiruar mirëseardhje sulmuesit kosovar, që transferohet nga Fenerbahçe. Lazio e ka paraqitur Muriqin si “sulmues turk”.
“Vedat Muriqi ka arritur në Romë. Rreth orës 14:20, sulmuesi turk ka aterruar në aeroportin ‘Ciampino’, i gatshëm për aventurën e re. I lindur në vitin 1994, Muriqi vjen nga Fenerbahçe. Ai do t’iu nënshtrohet kontrollimeve të zakonshme mjekësore në klinikën Paideia nesër në mëngjes, para se të bëhet lojtar i ri i Lazios”, shkruan në faqen zyrtare të Lazios.