Shqipëri

Dy vajza ndërrojnë jetë pas aksidentit në Elbasan

Dy vajza kanë ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra në aksidentin e ndodhur këtë pasdite në aksin Elbasan-Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të tunelit dhe policia njofton se mjeti Mercedez dyshohet që ka goditur mjetin tip Volksvagen.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në dalje të tunelit të Krrabës, mjeti tip “Benz”, dyshohet se ka goditur mjetin tip “Volkswagen”, ku udhëtonin 4 shtetase.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses kanë bërë e mundur nxjerrjen nga mjeti të 4 shtetasve të cilit ishin të bllokuar, të cilat u transportuan menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ku 2 shtetase si pasojë e palagëve të marra kanë ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e shkakut të aksidentit.