Latifi bëri ndeshje të madhe, duke e hedhur disa herë në tok Lewisin, por amerikani fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve!
Ilir Latifi e ka nisur me humbje aventurën në peshat e rënda të UFC-së.
Në garën e parë të UFC 247, sportisti shqiptar u përballë me amerikanin Derrick Lewis në Houston të SHBA-së.
Edhe pse shumë menduan që gjatësia do të ishte një problem për Latifin, shqiptari i ka befasuar të gjithë.
36-vjeçari bëri një ndeshje të madhe ndaj Lewisit, duke e hedhur në tokë disa herë amerikanin, por që ky i fundit fitoi çuditërisht me vendim unanim të gjyqtarëve.
Lewis fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve ku që të tre i dhanë pikët më shumë (29-28, 29-28, 29-28).
Edhe pse humbi, Latifi nuk dëshpëroi në duelin e tij të parë në peshat e rënda.
Në anën tjetër për Lewis kjo ishte fitorja e 14 në UFC, teksa ka edhe pesë disfata