FutbollSporti

AS Monaco interesohet për shërbimet e Vedat Muriqit!

Klubi i futbollit AS Monaco FC e përcolli nga afër sulmuesin prizrenas në ndeshjen kundër Genclerbirligit ku Muriqi shënoi dy gola me një paraqitje fantastike, shkruan Ministria Lajmeve.

Monaco aktualisht mban pozitën e 11-të në renditjen tabelare të Ligës e parë Franceze

Paraqitjet fantastike të Vedat Muriqit kanë bërë që shumë klube ta përcjellin nga afër sulmuesin e Kosovës.

Fillimisht raportohej për interesimin e Tottenhamit dhe Manchester Unitedit, ndërsa tani raportohet se edhe klubi francez Monaco po kërkon shërbimet e Muriqit.

25 vjeçari shënoi dy gola me Fenerbahçe kundër Genclerbirligit dhe në vazhdimësi po tregon paraqitje të mira. Klubi turk ka bërë të ditur se nuk merr parasysh asnjë ofertë nën 30 milionë euro për Muriqin.