FutbollSporti

Delegacioni nga K.F Lugina takim zyrtar me presidentin Armando Duka

Delegacioni i klubit futbollistik K.F Lugina i përbërë nga kryetari Nagip Japkupi dhe sektretari i klubit Ardian Agushi realizuan disa aktivitete verore dhe takime zyrtare me përfaqësues të federatës së futbollit të Repulikës së Shqipërisë, konkretisht me presidentin e Kombëtarës Shqiptare Armando Duka dhe sekretarin e përgjithshëm Ilir Shulkun, transmeton Ministria Lajmeve.

Delegacioni preshevar i klubit futbollistik K.F Lugina e kanë njoftuar presidentin Duka në lidhje me vështirësitë dhe problematikat e futbollit në Preshevë.Kërkesat kryesore të Jakupit dhe Agushit ishin:

Pjesmarrja e klubit Lugina në kupën “Pavarsia”

Mbështetje nga federata për klubin K.F Lugina në baza materiale, siç janë: Uniforma, topa etj.

Licensimet e trainerëve në Uefa C, Uefa B në federatë shqiptare të futbollit, gjithashtu dhe trajnime për arbitra.

Ndërsa në anë tjetër presidenti Duka është shprehur se federata e futbollit shqiptarë do t’i përgjigjet kërkesave të parashtruara nga delegacioni preshevar i klubit K.F Lugina/ministrialajemeve.com