Lajm i fundit: Nesër pritet të mbahet seanca e Kuvendit Komunal në Preshevë
Seanca e parë e Kuvendit Komunal në Preshevë është thirrur për datën 02.03.2020, derisa kryetari i Kuvendit, Sami Salihu, ka njoftuar shefat e grupeve të këshilltarëve në Kuvendin Komunal përmes një mesazhi që seanca e thirrur do të shtyhet për datën 09.03.2020, e që mbrëmjen e djeshme u rishtya përsëri, por pa caktuar afat dhe kohë kur do të mbahet. Por redaksia e Ministrisë së Lajmeve nga eksponent brenda partive politike merr vesh se seanca e rishtyrë tashmë për të dytën herë radhazi, do të mbahet sipas gjitha gjasave ditën e neserme me datë 10.03.2020 ditë e martë që pritet të filloj në orën 10:00 të ditës.
Rikujtojmë prap se afati kohorë ligjor për mosbajtjen e seancave është deri me datë 12.03.2020, që nënkupton se nëse nuk nuk mbahet seanca e thirrur nga kryetari i Kuvendit deri në datën e lartpërmendur, Kuvendi Komunal shkon drejt shpërndarjes.