Të fundit

Shtrohet edhe pjesa e futbollit tek stadiumi i “vogël” në Preshevë

Në projektin e parashikuar në rregullimin e komplet kompleksit sportiv, sot kanë përfunduar punimet ne fushën e futbollit, punimet janë duke vazhduar me një tempo të kënaqëshme ku parashikohet brenda 10 ditëve të përfundoj ky projekt.Kanë përfunduar punimet e ngjyrosjes se mureve, ngjyrosja e hapsirave për shikuesit, fusha e futbollit, ku në këtë fushë do të jetë në dispozicion edhe fusha e tenisit, ndërsa ditëve në vijim do të rregullohet komplet ndriçimi, ping pongu, hapsira e lodrave, fitnesi, rregullimi i trotuareve, mbjellja e pemëve etj