Lajm i fundit : Gjarpëri kafshon 6 vjeçaren nga Presheva
Para pak çastesh ka ndodhur një ngjarje e pazakontë në qytetin e Preshevës.
Sipas informacioneve të marra nga stafi i emeregjencës në Shtëpinë e shëndetit, para pak çastesh një gjarpër ka kafshur një vajzë të mitur 6 vjeçare. Mirëpo pas intervenimit të stafit të emergjencës pacientja është rikthyer në gjendje stabile e cila pastaj është transportuar në spitalin infektiv të Vranjës.