Bota

LAJM I FUNDIT: Austria heq masat kundër Covid-19 më 5 mars

Austria do të heqë pothuajse të gjitha masat kufizuese kundër COVID nga 5 marsi.

E vetmja masë në fuqi do të jetë vendosja e maskave në disa ambiente të caktuar.

Baret dhe restorantet nuk do të mbyllën më herët, klubet e natës do të lejohen të rihapen dhe kufizimet për evente të mëdha do të hiqen, tha kancelari Karl Nehammer.

“Ne nuk e kemi kapërcyer ende pandeminë”, paralajmëroi Nehammer, duke shtuar se situata ishte përmirësuar mjaftueshëm, veçanërisht në spitale.

Kjo gjë, sipas Nehammer, garanton se vendi është gati për lehtësim të masave.