Të fundit

Partitë shqiptare ende pa asnjë vendim për listën e unifikuar në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Bajraktarizmi se kush do të jetë i pari mollë sherri për listën e unifikuar të shqiptarëve

Ka përfunduar takimi i përbashkët i përfaqësuesve të partive politike në Luginë pa ndonjë vendim konkret. Tema e pjesmarrjes në zgjedhjet parlamentare me një listë të unifikuar ende nuk po gjen zgjidhje nga disa parti politike.

Problemi është kush do të jetë i pari përkundër fuqis së votave që kanë. Partia me më shumë vota APN që ishte edhe nikoqire e këtijë takimi mbetet me qëndrimin se duhet rrespektuar Marrëveshja e Tiranës që shqiptarët e Luginës duhet të jenë pjesmarrëse në zgjedhjet parlamentare me një listë të përbashkët dhe radhitja e kandidatëve për deputet të bëhet në bazë të fuqis politike që kanë.

Takimi i sotëm ishte takim konsultativ. Pritet që ditëve në vijim të shohim edhe qëndrimet zyrtare të partive karshi listës së unifikuar.
Pjesmarrës në takimin e sotëm ishin përfaqësues të
APN- së, PVD- së, PD- së, LR-së, LPD- së dhe UDSH- së ndërsa munguan përfaqësues të PDSH- së.