Lajme

Lajçak pritet të emërohet i dërguari special i BE-së për negociatat mes Beogradit dhe Prishtinës

Miroslav Lajçak pritet të emërohet i dërguari special i Bashkimit Evropian për negociatat mes Beogradit dhe Prishtinës për zgjidhje të çështjes së Kosovës.

Ministri në largim i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Miroslav Lajçak do të jetë i dërguari special i Bashkimit Evropian për negociatat mes Beogradit dhe Prishtinës për zgjidhje të çështjes së Kosovës, ka bërë të ditur “Blic” nëpërmjet burimeve diplomatike në Berlin.

Lajçak në atë pozitë do të vjen me propozim nga kancelarja gjermane Angela Merkel e cila, sipas “Blic”, në këtë mënyrë përforcon angazhimin e saj në Ballkan.