Lajme

HAPET KONKURSI PËR PRANIMIN E STUDENTËVE NË VITIN E PARË TË STUDIMEVE THEMELORE, PËR VITIN AKADEMIK 2019/2020

Për të gjithë nxënësit e interesuar që kanë përfunduar shkollën e mesme, ju njoftojmë se Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” e shpall të hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore, për vitin akademik 2019/2020.

Gjithsej 7136 studentë do të kenë fatin të bëhen pjesë e UP-së për këtë vit akademik, në afatin e parë të konkursit.

UP-ja numëron dhjetëra programe studimore në 13 fakultete, për t’u bërë pjesë e të cilave mund të aplikoni deri në datën 12 korrik 2019.

Për të kuptuar më shumë rreth kushteve të aplikimit, ju lutem klikoni në linkun në vijim:

https://uni-pr.edu/desk/inc/media/292F4947-4B24-4177-9AD2-5A3FCB4DC075.pdf