Lajme

Vuçiq i “shqetësuar”: Presioni për Kosovën po rritet, na presin ditë të vështira!

Na presin kohë të vështira, nuk do ta kemi lehtë, presionet ndaj Serbisë po shktohen për shkak të Kosovës, por mesazhi im për njerëzit tanë, veçanërisht këtu për ju, të ardhur nga Skelani, Srebrenica dhe Bratunci, është  se ‘ Serbia do të jetë gjithmonë pranë jush”, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një video gjatë një vizite të fundit në Bajina Bashta, transmeton Kosova Post.

“Gjithmonë në çdo kohë. Për të ju ndihmuar ekonomikish dhe në çdo mënyrë. Ne popullin tonë nuk mundemi dhe nuk do ta lëmë në baltë. Ky është mesazhi për njerëzit tanë në Kosovë, ky është mesazhi për të gjithë. “Serbia do të jetë gjithmonë pranë popullit të vetë,” tha Vuçiq në një video të postuar në profilin e tij zyrtar në Instagram.