LajmeTë fundit

Përfundon Renovimi i plotë i Shkollës Fillore: “Vuk Karaxhiq” në Stacionin Hekurudhorë

Kanë përfunduar punimet e renovimit të plotë të objektit të shkollës fillore si dhe sallës së edukatës fizike në shkollën fillore: “Vuk Karaxhiq” në Stacionin Hekurudhorë.

Edhe ky projekt është financuar nga Zyra për Investime publike ku Komuna e Preshevës kishte dorzuar projektin për renovimin edhe të kësaj shkolle.

Projekti ka paraparë intervenim të plotë në të gjitha hapësirat e shkollës filluar nga çatia dhe ndrrimi i saj, ndërhyrja në instalimet e brendshme elektrike, instalimet e ngrohjes qendrore, dyshemetë, suvatimet dhe ngjyrosja e mureve të brendshme, ndrrimi i dyerve dhe dritareve, rregullimi i nyjeve sanitare, salla e edukatës fizike, si dhe termoizolimi, për përmirësimin e efikasitetit energjetik.