ShowbizTë fundit

“La Casa De Papel”, sezoni i katërt – zbulohet kur do të fillojë

E ardhmja e La casa de Papel është vënë në tavolinë. Jesus Colmenar (Regjisori) dhe Pedro Alonso, gjatë vizitës së tyre në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të qytetit Andaluzian zbuluan disa detaje ekskluzive për të ardhmen e serialit të preferuar nga fansat, përcjellë miniatrialajmeve.com

Aktori dhe regjisori folën hapur për sezonin e 4-të, i cili raportohet se do të dalë në janar 2020. Ata kanë konfirmuar edhe prodhimin e një sezoni të 5-të.

Sezoni 4 do të jetë më i ashpër për fansat

Seriali i cili ishte konceptuar si i mbyllur, “si një film, me një fund të qëndrueshëm, një vepër me sens në vetvete” ka regjistruar sezonin e tretë dhe të katërt.

“Ne të gjithë e kemi ditur përgjegjësinë e asaj që kemi në duar dhe kemi arritur të vazhdojmë me këmbët tona në tokë dhe të mos tërhiqemi zvarrë, gjë që është shumë e mirë për sa i përket rritjes personale”, tha Pedro Alonso.

“Do të duhet të presim deri në vitin 2020 për të parë se si vazhdon në Bankën e Spanjës në sezonin e 4-të të Shtëpisë së Letrës. Gjithashtu si fans, mund të rrini më të qetë pasi një sezon i 5-të tashmë është në plan, gjë që tashmë është konfirmuar zyrtarisht nga prodhuesi ekzekutiv.