Kryesore

Shqipërim Arifi me akuza të forta në drejtim të Liburn Aliut: 2 mln eurot e ndara për Luginen deshën t’i avullojnë në drejtim të tij! 

Kreytari i Preshevës, Shqipërim Arifi, thotë se është injoruar nga përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës.

Për këtë, ai akuzon Qeverinë në përgjithësi dhe thotë se “preshevari” i LVV-së, Liburn Aliu, është përgjegjës për qajen selektive në Luginë.

Madje hedh hipoteza për arsyen e mosshpërndarjes së 2 milionë eurove për Luginën.

Kryetari Arifi ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj qeverisë Kurti, pasi dy përfaqësuesit e saj, Besnik Bislimi dhe Arbërie Nagavci, nuk e kanë vizituar komunën e Preshevës.

Sipas Arifit, ministri Liburn Aliu, si preshevar, po e shtyn një agjendë selektive.

“Është inat personal për shkak të ndërrimit të pushtetit lokal këtë vit. Liburn Aliu dhe Qeveria e Kosovës publikisht kanë dashur të ndërhyjnë në proceset demokratike në komunën e Preshëvës. Edhe kjo është precedent. Kjo është hera e parë që një Qeveri ndërhyn në këto procese”,

Sipas tij, pushteti ka inat dhe i pengon që ai është kryetar i Preshevës, e jo ish-kryetarja, që sipas Arifit, ka qenë e preferuara e Qeverisë Kurti për ta drejtuar komunën.

Ai ka thënë se akoma nuk u janë dhënë 2 milionë eurot e ndara për Luginën e Preshevës. Arifi hedh dyshime për arsyen që nuk po shpërndahen këto mjete.

“Jo vetëm që po ngjan, por ashiqare nuk po i dërgojnë 2 milionë eurot, për të cilat mendoj se kanë dashur t’i avullojnë një pjesë të madhe në drejtim të Liburn Aliut dhe Vetëvendosjes”, ka thënë kryetari i Preshevës. /T7/