FutbollLajme

Ky është sportisti shqiptar i Kosovës që kushton 100 milion euro

Portali spanjoll “Sport.es” shkruan se mesfushori shqiptar, Labinot Kabashi, është blinduar nga gjiganti katalunas, Barcelona. “FC Barcelona dhe lojtari Labinot Kabashi kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës.

Ai ka vazhduar me klubin katalanas për dy sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor, 2021. Labinoti do të ketë një klauzolë blerje prej 40 milionë euro, por që do rritet ajo për 100 milion nëse ai aktivizohet për ekipin e parë”, shkruan mes të tjera “Sport”.

Sport. es nga Spanja

Kabashi është me prejardhje nga Polaci i Skenderajt, por ka lind në vitin 2000 në Vantaa të Finlandës. Djaloshi që vjen nga akademia e Barcelonës, pritet të jetë e ardhmja e fuqishme e kësaj skuadre.

“Unë dua të falënderoj FC Barcelonën për besimin që ka pas gjithmonë në mua, pavarësisht lëndimeve që kam pësuar në vitet e fundit”, tha mes të tjera Kabashi.