Lajme

Vuçiqi mandaton kryetarin e SNS-it Millosh Vuçeviqin për krijimin e Qeverisë së re të Serbisë

Përmes një postimi në instagram, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka njoftuar për që ka mandatuar Millosh Vuçeviqin, kryetarin e SNS-it për krijimin e Qeverisë së re të Serbisë.

“Në bazë të nenit 112, paragrafit 1, pika 3 dhe nenit 127, paragrafit 1 të Kushtetutës së Republikës së Serbisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Serbisë”, numër 98/2006), nenit 18 dhe nenit 24, paragrafi 3 i Ligjit për Presidentin e Republikës (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Serbisë”, nr. 111/07), dhe pasi dëgjoj mendimin e përfaqësuesve të listave të përzgjedhura zgjedhore, marr këtë vendim: Propozoj Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë Millosh Vuçeviq si kandidat për kryeministër të Republikës së Serbisë” – ka shkruar ai Vuçiq në Instagram.

Pas konsultimeve të hollësishme, Vuçiq ka marrë një vendim me liderët e koalicionit qeverisës për kryeministrin e Qeverisë së re të Serbisë. Qeveria e re duhet të formohet në periudhën në vijim.

Siç parashikon Kushtetuta, Kuvendi Popullor voton njëkohësisht programin e Qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit dhe anëtarëve të Qeverisë.

Qeveria zgjidhet nëse për zgjedhjen e saj ka votuar shumica e numrit të përgjithshëm, pra shumica prej 250 deputetësh, që i bie 126 e më tepër deputet./LUGINALAJMI/