Lajme

Kurti për “Le Monde”: Plani i BE-së mundëson njohjen de-fakto mes Kosovës dhe Serbisë

“Punoj shumë që t’i bindi ata ta ndërrojnë mendjen. Janë pakicë, por kanë fuqi vetoje”.

Kështu është shprehur kryeministri Albin Kurti në një intervistë për francezen “Le Monde”, duke iu referuar pesë shteteve anëtare të BE-së – Spanjës, Qipros, Sllovakisë, Greqisë dhe Rumanisë – që ende s’e kanë njohur Kosovën.

Tutje, kreu i ekzekutivit tha se në parim e mbështet planin evropian, i cili tha se ofron “njohje de fakto” mes dy vendeve, “si ajo që ishte bërë mes dy Gjermanive në vitin 1972”.

“E mbështes, në parim, planin aktual të mbështetur nga BE-ja, në veçanti nga Franca dhe Gjermania, i cili insiston në demokraci, integritet territorial, sovranitet, sundim të ligjit, vetëvendosje… Ai mundëson njohjen de fakto mes dy vendeve, si ajo që ishte bërë mes dy Gjermanive në vitin 1972”.

i

pyetur nga Le Monde, se përkundër deklaratave të Qeverisë së tij për rritje ekonomike, të rinjtë megjithatë po ikin nga Kosova, Kurti u përgjigj: 

“Disa ikin, të tjerët kthehen. Dy nga ministrat e mi janë kthyer nga jashtë. Dhe luftoj të kthej në institucionet e vendit të diplomuarit me njohuri të fituara në vendet Perëndimore. Një e treta e kosovarëve nuk jetojnë në vend; kontributi financiar i diasporës paraqet 20% të BPB-së. Është shumë”, deklaroi kryeministri Kurti