Lajme

Kurti në Zvicër: Rikthimi i qeverisjes së pranverës 2020 bëhet edhe më i rëndësishëm e shpresëdhënës

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka qëndruar së fundi në Aargau.

Kurti tha se në këtë vend ka zhvilluar një bisedë bashkë me mjekë e stafin shëndetësorë shqiptar nga Zvicra.

Ai tha se gjatëkësaj bisede u shkëmbyen përvojat me sisteme në sektorë të ndryshëm shëndetësorë në të cilat kanë punuar pjesëmarrësit, shkruan GazetaBlic.

Kurti tha se me këso kuadrosh të ditura profesionalisht e të vullnetshme të ndihmojnë vendlindjen, rikthimi i qeverisjes së pranverës 2020 bëhet edhe më i rëndësishëm e shpresëdhënës.

 Postimi i plotë:

Në Aargau mbajtëm një bisedë tematike me mjekë dhe staf shëndetësor shqiptar nga Zvicra, në të cilën u kyç virtualisht edhe ish Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.null

Shkëmbyem përvojat tona me sisteme dhe në sektorë të ndryshëm shëndetësor në të cilat kanë punuar pjesëmarrësit. Nga sigurimet shëndetësore te menaxhimi i pandemisë COVID-19, nga decentralizimi i spitaleve te emigrimi i specialistëve, nga mënyrat e arsimimit të stafit shëndetësor te shtylla e shëndetësisë në Qeverisjen Alternative, u trajtuan në bashkëbisedim të hapur.

Me këso kuadrosh të ditura profesionalisht e të vullnetshme të ndihmojnë vendlindjen, rikthimi i qeverisjes së pranverës 2020 bëhet edhe më i rëndësishëm e shpresëdhënës.