Lajme

Sot mbahet takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel

Evropian ka konfirmuar se sot do ta mbajë një sërë takimesh me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel, rreth orës 14:00. Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka bërë të ditur se u ka dërguar ftesa urgjente Kurtit e Vuçiqit për t’u takuar në Bruksel. Të dy e kanë pranuar ftesën, megjithatë Vuçiqi ka thënë se nuk do që të takohet me Kurtin, por vetëm me Borrellin. BE-ja ka theksuar se me Kurtin dhe Vuçiqin do të fokusohen në gjetjen e mënyrave për ta shtensionuar situatën në veri në mënyrë që palët t’i kthehen zbatimit të marrëveshjeve