Kryesore

Kurti: Në Serbi ka më shumë shqiptarë sesa serbë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti kërkon që gjithçka që kërkon Serbia për pakicën e saj në Kosovë, të zbatohet reciprokisht edhe për pakicat kombëtare në Serbi.
“Në Serbi ka më shumë shqiptarë sesa serbë në Kosovë”, tha Kurti.

Shqiptarë nuk ka vetëm në Medvegjë, Preshevë e Bujanoc, por edhe në Vranjë, Beograd e Vojvodinë. Ka edhe në vende të tjera, ashtu siç ka serbë jo vetëm në veri të Kosovës. Unë pranoj se nuk ka normalizim të marrëdhënieve pa u marrë me çështjen e pakicave kombëtare. Pakicat kombëtare me të drejtat e tyre në shtet janë ato që pengojnë nacionalizmat hegjemonistë dhe shovinistë – tha Kurti në një intervistë për Euronews Albania.