Lajme

Kurti: I kërkova Bërnabiqit ta nënshkruajmë sot Marrëveshjen Bazike, por ajo nuk pranoi!

Gjatë takimit të drekës kam kërkuar nga kryeministrja Bërnabiq që ta nënshkruajmë Marrëveshjen Bazike, por ajo nuk ishte e interesuar. Kështu ka deklaruar kryeministri Albin Kurti pas Samitit në Tiranë të Procesit të Berlinit.

Një pjesë nga deklarata e Kurtit, përcjell Periskopi:

Kam kërkuar dhe kam kërkuar që ta dënojnë sulmin terrorist kriminal të Serbisë më 24 shtator.

Kjo paraqet cenim te integritetit territorial. Kemi nevojë për më shumë siguri në Kosovë.

Është e rëndësishme që të mos ketë episode tjetër të këtyre mësymjeve të Serbisë, kërkojmë sanksione ndaj shtetit serb.

Është ditë e mirë sepse Procesi i Berlinit e bën Ballkanin Evropian dhe Kosova nuk ka dilemma sa i përket orientimit evropian.

Ne kemi marrëveshje me Serbinë, që e ka në qendër njohjen de facto.

Gjatë takimit të drekës kam kërkuar nga kryeministrja Bërnabiq që ta nënshkruajmë Marrëveshjen Bazike, por ajo nuk ishte e interesuar.

Unë thash ta nënshkruajmë ne meqë Vuciqi është i zënë me takime në Kinë. /Periskopi