Kurti e Ahmeti bisedojnë për masat kundër koronavirusit
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kanë zhvilluar një bisedë telefonike në lidhje me masat e marra për të luftuar koronavirusin.
Lajmin e ka bërë të ditur Ahmeti në Facebook, ndërsa ka shkruar se gjatë bisedës ka shtruar nevojën e ndërmarrjes së masave ekonomike sa më parë.
“Sapo zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin Kurti. E informuam njëri-tjetrin për masat e ndërmarra dhe për atë se çka mendojmë se duhet bërë. Theksova nevojën e ndërmarrjes se masave ekonomike tani! Koordinimi i institucioneve dhe bashkëveprimi konkret janë kyçe në këtë betejë të përbashkët. Por edhe koordinimi i qytetarëve për #rriNshpi edhe më shumë”, ka shkruar Ahmeti.
Ahmeti e Kurti për disa vjet ishin së bashku në VV. Ahmeti është larguar ndërkohë, e Kurti është kryetar i këtij subjekti.