LajmeTë fundit

Kamberi: Do të punësohen 3 mjek shqiptarë në Shtëpinë e Shëndetit

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi në Kuvendin Komunal ndër të tjera ka folur edhe për temën e cila është diskutuar gjithë javën e kaluar pra bëhet fjalë për marrjen e dy mjekëve të rinjë të nacionalitetit serb në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc.

Kamberi ndër të tjera deklaroi se në konkursin nga komuna i cili do të mbyllet së shpejti dhe do të jenë 4 vende të reja të punës për mjek, e ndër ta 3 do të jenë shqiptarë deklaroi ai.

“Informacioni që ju mungon është se shumë shpejt do të hapen edhe katër vende të reja të punës për mjek. Prandaj se në këto 4 vende të reja që do të shpallen do të arrijmë që ta sigurojmë mundësinë që të punësohen disa nga mjekët që janë pa punë. Në konkursin i cili do të mbyllet nesër apo pasnesër nga 4 mjek, tre shqiptarë do të shkojnë. Pra do të jetë një mundësi në të cilin komuna e Bujanocit do tw vazhdojë punësimin e mjekëve” – tha Kamberi.

Ndërsa këshilltari nga radhët e PD-së, Muhamet Jashri me fillimin e seancës ka kërkuar shkarkimi i drejtoreshës së Shtëpisë së Shëndetit për shkak se në nevojë të mjekëve shqiptarë në fshatra si Tërrnoci dhe të tjerë është injoruar kërkesa.

“Jap propozim i cili besoj se do të miratohet. Propozimi është shkarkimi i drejtoreshës së Shtëpisë së Shëndetit, me arsyetim se pas vendimit të fundit që e ka marrë në konkursin për pranimin e putorëve të rinj dhe që u injoruar në tërësi, pa marrë kërkesat për shqiptarë në kohën kur në fshatrat Bilaç, Kunçul, Samolicë dhe Tërrnoc kanë mbet pa mjek dhe pa pediatër” – deklaroi Jashari. Vlen të thuhet se në fund të seancës pozita rrëzoi propozimin e këshilltarit të PD-së, për shkarkimin e drejtoreshës së Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc.