Kurti: Do të formojmë Vetëvendosje edhe në Maqedoninë e Veriut
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë ka paralajmëruar se kjo parti do të bëhet me qendër edhe në Maqedoninë e Veriut.
“Sot në 15 vjetorin e Lëvizjes Vetëvendosje, përveç qendrës në Republikën e Shqipërisë, fillojmë me iniciativën për formimin edhe të Vetëvendosjes në Maqedoninë e Veriut. Pra do të ketë Vetëvendosje në Kosovë, do të ketë Vetëvendosje në Shqipëri, në Diasporë, por do të ketë Vetëvendosje edhe në Maqedoninë e Veriut, ashtu që në përvjetorin e ardhshëm të mos flasë vetëm Bojken Abazi, por edhe dikush tjetër nga Shkupi, Tetova, Gostivari a Kumanova” u shpreh Kurti.
Kreu i Vetëvendosjes këto fjalë i tha sot në manifestimin për shënimin e 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetorin e themelimit të kësaj Levizje. Lideri i i kësaj partie Albin Kurti, tha se 21 vjet më parë liria u fitua me gjakun e dëshmorëve e betejat e UÇK-së. Theksoi se 21 vjet pas clirimit sfidë mbetët clirmi i Kosovës nga korruspsioni dhe kapësit e shtetit./TV21