Të fundit

Mustafa ndau “MIRËNJOHJE” për ministrin Cakaj, për qasjen proaktive për shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar ka nderuar me MIRËNJOHJE Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, z.Gent Cakaj per qasjen proaktive ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Shrimi i plotë i Mustafës :

“Sot nderova me “MIRËNJOHJE” , Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Gent Cakaj për mbështetjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar si dhe për mbështetjen dhe qasjen proaktive ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës. .
Marrja për sipër e financimit të rregullt të KKSH-së nga MEPJ, mbështetja për qendrën multifunksionale, diplomaci aktive për Luginën si dhe një sërë masash sa konkrete po aq programatike janë padyshim kontribut i jashtëzakonshëm i ministrit Cakaj.
Mbetet edhe shumë punë për të bërë, por dinamizimi i marrëdhënieve të MEPJ dhe KKSH-ës si dhe komunikimi i rregullt për bashkërendim është tejet shpresëdhënës.
Faleminderit Ministër Gent Cakaj” – thuhet në prononcimin e kryetarit Mustafa me rastin e ndarjes së mirënjohjes për ministrin Cakaj./LuginaLajm